Mickovski: Gjuha jonë është e sulmuar

21.02.2021 17:49

Gjuha maqedonase është e sulmuar...

Gjuha maqedonase është e sulmuar  dhe ne kuptohet gjithmonë duhet të reagojmë  në ndalimin e përhapjes së së pavërtetës dhe ta njoftojmë botën me realitetin historik.

Kështu deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në iniciativën e unionit të grave të VMRO-DPMNE-së për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit  Blaze Koneski.

Fajtori kryesor për mosruajtjen  dhe mosrespektimin e gjuhës maqedonase është pikërisht kreu i qeverisë,  Zoran Zaev akuzon  Mickovski.

 “Duan të krijojnë përshtypje se gjuha letrare maqedone nuk ka rrënjët e veta historike dhe se ajo është vetëm produkt i ndonjë lloji të politikës së kombinuar. Unë nuk mund t’ju hidhërohem fqinjëve, Bullgarisë apo Greqisë  aq sa faji i takon personit të parë të qeverisë  së Maqedonisë  i cili  në peshoren e tregtut vendosi gjithçka që për neve është e shenjtë, pa marrë parasysh se ai thotë se identiteti është beton, fjalët  e tij dhe premtimet janë irelevante,   sepse punët dhe veprat  e demantojnë” – tha Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.