Sindikata e pavarur e ndërtimtarisë kërkojnë stazh të beneficuar për 15 profesione
Sindiakta e pavarur e ndërtimtarisë dhe Sindikata e Pavarur e Transportuesve...

Sindiakta e pavarur e ndërtimtarisë dhe Sindikata e Pavarur e Transportuesve të Kamionëve kanë përpiluar një listë për stash të beneficuar të të gjithave profesioneve që kryejnë detyren e tyre në kushtë të vështira.
Ata paralajmruan se lista e profesioneve me stash të beneficuar do të dorëzohet në arkivat e institucioneve kompetente, përkatësisht Qeverisë, dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
“Në emër të të gjithë punëtorëve në RMV që kryejnë detyra pune në kushte të vështira jonatyrore dhe kërcënuese për jetën, ne paraqesim kërkesën për rinovimin e listës ekzistuese të vendeve të punës për të cilat kohëzgjatja e stazhit llogaritet me stazhin shtesë të punës për njësi të kohës” – tha Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Ndërtimtari, Aco Trajkovski.
“Tani është duke u shqyrtuar një projektligj i ri për marrëdhëniet e punës dhe në atë kontekst do të thoja që ligji për marrëdhëniet e punës do të kalojë kot nëse nuk është më formal dhe në përputhje me ligjet për organizimin sindikal dhe ligjin për paga më e ulët për punëtorët e cila do të paguhet dhe jo vetëm e garantuar” – deklaroi Kryetari i MakamTrans, Strasho Jovanovski.
Sindikatat kanë përfshirë edhe disa profesione shtes ku dëri më tani nuk ishin në listën e stazhit të beneficuar, si muratorët , operatorët e të gjitha llojeve të makinerive të ndërtimit, drejtuesit e kamionëve të rëndë, kirurgët, drejtuesit e automjeteve të mallrave të rrezikshëm , dhe ata që punojnë në ndërime të natës. (Sedat Selimi, TVM2)
