Ministri Osmani në Dubai, shpreh mirënjohje për ndihmën e EBA-s me Covid 19
21.02.2021 18:03
Ministri i jashtëm, Bujari Osmani....

Ministri i jashtëm, Bujari Osmani po qëndron për vizitë dy-ditore në Dubai.
Takimi i pare i tij ishte me minsitren shtetëror për bashkëpunim ndërkombëtar Reem Bint Ebrahim Al Hashimi e cila është përgjegjëse për ndihmën ndërkombëtare zhvillimore dhe teknike, EXPO 2020 Dubai.
Në kuadër të takimit Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e EBA-s për ballafaqimin me pandeminë Covid 19, që i është dhënë minsitrisë sonë.
Osmani gjatë qëndrimti të tij në Dubai do të takohet edhe me homologun e tij të vendit dhe me zyrtarë të tjerë atje.
