Gruevski: Zaevi, ta shpërthejë “bombën” kur të dëshirojë

20.11.2014 17:10

“Bomba” e LSDM-së, shumë e kërkuar. Lideri i VMRO–DPMNE-së, njëherit edhe kryeministër, Nikolla Gruevski, për së dyti herë brenda javës kërkoi nga LSDM-ja që të shpërthejnë “bombën” të cilën e paralajmëruan para dy muajve.......

Duke ironizuar me “bombën” e Zevit, kryeministri Gruevski deklaroi se ata nuk dëshirojnë të ndërhyjnë në strategjinë e LSDM-së, por presin hedhjen e saj.

“Rreth asaj që e paralajmëruan, kërkuan nga ne që të kërkojmë nga ata ta publikojnë atë që ata kanë. Ata thanë se kanë strategji. Ne presim ta shohim strategjinë e tyre. Nuk duam të ndërhyjmë në strategjinë e tyre”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.

Kanë kaluar dy muaj nga momenti kur lideri i LSDM-së paralajmëroi se do ta dridh Maqedoninë me fakte, të cilat pas publikimit  do të detyrojnë kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe qeverinë e tij që brenda tre ditëve të largohen.

Deri më sot janë thurur shumë supozime se çka përmban “bomba” e Zaevit, por LSDM-ja dy ditë më parë njoftoi shpërthimin, ose thënë ndryshe publikimi i fakteve do të ndodhë atëherë kur strategët e tij do të vlerësojnë se është momenti i duhur.  (Sanije Kasami, TVM2)