Sindikati i pavarur i policisë, marrëveshje kolektive me standarde europiane

21.02.2021 19:25

Sindikata e pavarur e Policisë....

Sindikata e pavarur  e Policisë shënon pesë vite nga themelimi dhe këtë vit mban kongresin e pare për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Me këtë rast Kandidati dhe Kryetari aktual Goce Dellçev,  tha se do të kontribojë për miratimin e akteve nënligjore dhe marrëveshjeve kolektive për të gjitha strukturat sindikale.

Sipas tij,  me aktivitetet që ndërrmirren Sindikata e pavarur e policisë, iu afrohet  standardeve evropiane për mënyrën e funksionimit të Sindikatave.

“Në kuadër të policisë të miratohet marrëveshje kolektive e cila do të jetë  e rëndësishme për të gjithë puntorët në polici. Marrëveshje kolektive që në programin e veprimit është pika themelore për punën e vet sindikatës.   Si një nga kandidatët e këtij kongresi u kushtoj rëndësi të veçantë të gjithë të punësuarve,  jo vetëm në polici por edhe për policinë malore, gjyqësore  dhe atë të burgjeve  që të miratohen  sa më shumë akte nënligjore apo marrëveshje kolektive” – u shpreh Goce Dellçev nga Sindikati i Pavarur i Policisë.