Maqedoni
Parashikimi i motit
22.02.2021 09:02
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira....

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Në luginat e vendit do të ketë kushte për shfqajen e mjegullave.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -1 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 10 gradë deri në 17 gradë celsius.
Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius.
Moti gjatë ditëve të ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje.
