Maqedoni

U zhduk Mijallkov, MPB: Po i marrim masat për gjetjen e tij

22.02.2021 09:16

Ministria e punëve të brendshme mëngjesin e sotëm edhe zyrtarisht u prononcua rreth...

Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm edhe zyrtarisht u prononcua  rreth mungesës qasëse të  Sasho Mijallkovit, prej ku thonë se po i ndërmarrin të gjitha masat për gjetjen e tij. Nga MPB thonë se tani për tani nuk ka  konfirmim zyrtar se është lëshuar fletarrest. 

“Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, po i ndërmarrim të gjitha masat për gjetjen e tij”, thonë nga MPB. Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, sipas disa burimeve, për herë të fundit është parë ditën e djeshme rreth orës 14, në një kafene, në shoqëri me ish kryetarin e komunës së Aerodromit, Ivica Koneski.

Që nga mbrëmë nëpër rrugët e kryeqendrës ka pjesëtar të shtuar të policisë, por dhe në më shumë lokacione ku do të ketë mundur të lëvizte i akuzuari. Edhe sot pjesëtarë të policisë janë të pranishëm në shumë lokacione të Shkupit si dhe para shtëpisë së tij në Vodno. Vendimi përfundimtar i gjykatës për rastin “Target-Fortesa” duhet të jepet të premten, andaj paraprakisht si masë e kujdesit prokuroria në prag të vendimit caktoi masën e arrestit shtëpiak. Në rastin “Target- Fortesa”, prokuroria për Sasho Mijallovin kërkoi dënim maksimal, pasi konsideron se është njëri nga krijuesit e grupit i cili ka bërë përgjimin e paligjshëm.