Maqedoni

Zaev: Jam i dëshpëruar që Mijallkov ende s’është gjetur

22.02.2021 11:46

Kryeministri, Zoran Zaev, ndjehet i dëshpëruar që ish shefi i DSK-së, Mijallokov, ende nuk është gjetur....

Kryeministri, Zoran Zaev, ndjehet i dëshpëruar që ish shefi i DSK-së, Mijallokov, ende nuk është gjetur.

“Populli kërkon drejtësi, ndodhi edhe një arrati”, komentoi Zaev zhdukjen e ish kreut të DSK-së dhe të akuzuarin në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov. Zaev pret që MPB të gjen Mijallkovin dhe të zbatohet vendimi i arrestit shtëpiak, sipas vendimit të Gjykatës Penale.

“Ashtu si edhe i gjithë populli ynë, edhe unë jam i dëshpëruar që ende nuk është gjetur dhe nuk është ndaluar, respektivisht që nuk është dërguar në arrest shtëpiak personi Sasho Mijallkov. Kërkoj që institucionet të ndërmarrin masa menjëherë dhe ta gjejnë Sasho Mijallkovin".  Sipas tij përgjegjësi do të kërkohet pasi të jenë të njohura të gjitha detajet. “Pres detaje nga MPB, prokuroria dhe Gjykata”, tha mes tjerash Zaev.