Ekonomi
Shoqata e Hotelerive dhe Turizmit: Të fillojë të funksionojë Komiteti i Turizmit
22.02.2021 16:00
Turizmi gjatë kësaj periudhe me Covid mund të funksionojë dhe të japë rezultate të mira...

Turizmi gjatë kësaj periudhe me Covid mund të funksionojë dhe të japë rezultate të mira, theksojnë nga Shoqata e Hotelerive dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Por, sipas tyre, menjëherë duhet të fillojë të funksionojë Komiteti i Turizmit, me qëllim që të fillojë me zbatimin e masave të miratuara dhe të thjeshtojnë procedurën e subvencionimit. Gjithashtu ata kërkojnë takim me kryeministrin në të cilin do të paraqiteshin pikëpamje të tilla dhe do të krijohej një plan për veprim këtë vit.
“Presim sinjale të qarta nga OBSh dhe vendet të cilat do të jenë protokollet e udhëtimit, por ne do të duhet të jemi të gatshëm të provojmë se i respektojmë protokollet dhe se dimë si të veprojmë nëse diçka ndodh me turistët. Për momentin nuk kemi njoftime optimiste, gjithçka është në pritje, por do të duhet të rrisim pjesën tonë organizative në një nivel shumë më të lartë. Sublima e të gjitha kërkesave tona është një takim i menjëhershëm me kryeministrin.”,- deklaroi nënkryetari i Shoqatës, Asim Mexhedoviq.
Shoqata njëherit vlerëson se turizmi vendor nuk ka potencial që mund të kompensojë mungesën e turistëve të huaj.
“Pavarësisht disa masave të marra nga shteti për të inkurajuar tregun e brendshëm, efektet e dëshiruara nuk u arritën, d.m.th. edhe në kushtet kur qytetarët tanë nuk ishin në gjendje të shkonin në destinacione të tjera turistike për shkak të kufizimeve, qarkullimi turistik i turistëve vendas është i konsiderueshëm. U zvogëlua në vend se të rritet.”,- theksoi Daniela Mihajlovska Vasilevska.
Gjithashtu nga kjo shoqatë kërkojnë urgjent të miratohet masa e testeve PCR falas për shtetas të huaj që do të dëshmojnë qëndrimin e tyre turistik ose të biznesit në vend, me llogari fiskale të hotelit ose kupon të lëshuar nga një agjenci turistik.
REJHANE BUSHI METAJ
