Kosovë, 3 të vdekur e 260 të infektuar

22.02.2021 19:30

Në Kosovë virusi Korona u ka marrë jetën edhe 3 personave.....

Në Kosovë virusi Korona u ka marrë jetën edhe 3 personave, ndërsa janë shënuar edhe 260 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 190 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 58.359 raste.

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 66.640 raste, një mijë e 575 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.706 persona.