Botë
Trajtimi i ujgurëve nga Kina, reagon Kanadaja: Gjenocid
23.02.2021 11:30
Parlamenti i Kanadasë ka votuar për të shpallur trajtimin që u bën Pekini ujgurëve si gjonocid...

Parlamenti i Kanadasë ka votuar për të shpallur trajtimin që u bën Pekini ujgurëve si gjonocid, pak orë pasi Kina ka pretenduar se trajtimi i këtij grupi minoritar është “shembull i ndritshëm” i përparimit në fushën e të drejave të njeriut.
Kjo pikë, që përcakton se ujgurët në Kinë “kanë qenë dhe janë subject i gjenocidit”, është miratuar në mënyrë unanime më 22 shkurt.
Parlamenti kanadez ka votuar për të miratuar edhe një amendament që kërkon bartjen e Lojërave Olimpike Dimërore nga Pekini, nëse Kina vazhdon trajtimin e njëjtë ndaj ujgurëve. Marrëdhëniet në mes të Kinës dhe Kanadasë kanë qenë të tensionuara në vjetët e fundit dhe kjo masë pritet të përshkallëzojë edhe më shumë situate.
