Maqedoni
Rasti “ Liderët”, PTHP ngre akuza kundër investitorit të ndërtimit të paligjshëm përballë ambasadës amerikane në Shkup
23.02.2021 13:01
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë në çështjen e hapur nga ish PSP..

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë në çështjen e hapur nga ish PSP, për ndërtimim e paligjshme përballë Ambasadës së SHBA-ve në Shkup. Rasti “Liderët” ishte rasti i fundit I ngritur nga PSP, që tashmë ëhstë tranferuar nën kompetencate prokurorisë së rregullt.
"Në periudhën nga shtatori 2011 deri në shkurt 2013, i pandehuri ndërtoi në tokën shtetërore në bulevardin 'Nikolla Karev' në Shkup, për të cilën në vitin 2004 ai kishte lidhur një marrëveshje për qira dhe përdorimin e kullotave me NP për kullota - dega Bit-Pazar - Shkup. Megjithëse sipas marrëveshjes ai ishte përdorues i tokës për një periudhë 10 vjeçare, ai investoi në ndërtimin e një ndërtese me betonarme të kategorisë së dytë. Pa një leje ndërtimi, ai ndërtoi një ndërtesë apartamentesh dykatëshe me një sipërfaqe totale të përdorshme prej 1,001 metra katrorë hapësirë për zyre dhe gjashtë apartamente," thuhet në akuzën e PTHP-së.
