Maqedoni

Konsultimet rajonale të OSBE-së për ndryshimin e klimës dhe sigurinë përfunduan

23.02.2021 13:24

Ministri Nuredini mbajti fjalimin hyrës në takimin përfundimtar të fazës së parë të procesit rajonal...

Ministri Nuredini mbajti fjalimin hyrës në takimin përfundimtar të fazës së parë të procesit rajonal të konsultimit për ndryshimin e klimës dhe sigurinë,  i cili u organizua sot nga Zyra e Koordinatorit për Aktivitete Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.
 
Në fjalimin e tij, Ministri Nuredini theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët klimatik sepse ndryshimi i klimës vepron si një shumëzues i rrezikut.
 
Në punëtori, u prezantuan vlerësimet e procesit të gjerë të konsultimit në Evropën Juglindore. Procesi i konsultimit, i cili përfshiu përfaqësues të organeve qeveritare, organizatave të shoqërisë civile, akademisë, si dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, shërbeu për të identifikuar pikat e nxehta të mundshme për sigurinë e klimës, sfidat rajonale dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar. Rezultatet do të formojnë bazën e fazës së dytë të projektit, e cila përfshin zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave specifike dhe aktiviteteve të bashkëpunimit.
 
Ky vlerësim është një pikë e mirë fillestare për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve specifike me interes të përbashkët rajonal si një aktivitet individual i projektit për aspektet e sigurisë së ndryshimit të klimës ose si një aktivitet i lidhur me aktivitetet e tjera të vazhdueshme rajonale.
 
Ministri Nuredini theksoi angazhimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për angazhime shtesë në aktivitetet e mëposhtme, në përputhje me zbatimin e "Agjendës së Gjelbër" në Ballkanin Perëndimor dhe "Marrëveshjes së Gjelbër" të BE-së.
 
Në këtë punëtori, e cila është pjesë e projektit "Përforcimi i Reagimeve  të Sigurisë ndaj Rrizqeve  të shkaktuara nga Ndryshimet Klimatike në Evropën Jug-Lindore, Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore", pati fjalime hyrëse: Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid, Drejtori Ekzekutiv Adelfi Alexander Carius dhe zyrtarë të tjerë të lartë të OSBE-së dhe në prani të përfaqësuesve nga 57 vendet pjesëmarrëse dhe partnerët e bashkëpunimit, strukturat ekzekutive të OSBE-së, përfshirë operacionet në terren, palët e interesit të projektit në Evropën Juglindore dhe partnerët ndërkombëtarë përkatës të OSBE-së", thuhet në njoftimin e MMJPH-së.