Maqedoni

Trajanov: Shumica parlamentare është stabile

23.02.2021 14:15

Kreu i lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov e vlerëson si stabile shumicën në kuvend...

Kreu i lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov  e vlerëson si stabile shumicën në kuvend edhe përkundër daljes si të pavarur të dy deputetëve të PLD-së. Ai thotë se për momentin bëhet fjalë për luftë politike psikologjike mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe brenda BDI-së, por shumica edhe pse e brishtë, nuk rrezikohet.
 
"Marrë parasysh se shumica parlamentare është stabile, e vetmja “hallkë” e dobët, ku mund të shfaqen probleme, është kohezioni në BDI ku ka disa paralajmërime e mund të ketë kërkesë për tërheqje nga funksioni etj. Në partitë e tjera siç kam njohuri, nuk ka deklarime të tilla, pra nuk ka për momentin asnjë shanc që të ketë shumicë të re parlamentare dhe shumica aktuale është stabile. bëhet fjalë pra vetëm, për luftë nervash, një luftë speciale që po bëjnë mes tyre VMRO-DPMNE dhe LSDM por mendoj se nuk ka shance reale për shumicë të re parlamentare. Ata publikisht e kanë prezentuar atë, kustëzojnë qëndrimnine partisë me disa shkarkime, ju e dini më mirë cilët deputetë apo deputet e si kushtëzon, sepse e dini që kemi një shumicë të brishtë 62 deputetë dhe një apo dy nëse nuk e mbështesin qeverinë, atëherë ajo vihet në pikëpyetje.", tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.