Maqedoni
Aktvendimi për rastin "Monstra", dënohen 5 të akuzuar, për 3 prej tyre burg të përjetshëm
23.02.2021 14:52
Gjykata penale në Shkup për herë të dytë shpallë fajtorë pesë të akuzuar në rastin Monstra....

Gjykata penale në Shkup për herë të dytë shpallë fajtorë pesë të akuzuar në rastin Monstra. Për të akuzuarin Alil Demiri dhe vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq për veprën terorizëm,gjykata shqiptoi dënim me burg të përjetshëm, Fejzi Azirin dënoi me 15 vite burg dhe Haki Azirin me 9 vite burg.
"Rastin për të cilin jemi mbledhur,sipas mendimit dhe ndjenjave të mia por edhe të Keshillit gjykues këtu nuk bëhet fjalë për ngjarje të thjeshtë juridiko-penale, bëhet fjalë për vrasje monstruoze sadiste dhe likuidim të fëmijëve.", tha Ognen Stavrev, Gjykatës.
"Të gjithë të akuzuarit për të cilët qëndruam në akuzë, e për të cilët propozuam të dënohen, nga ana juaj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dënime të caktuara që sipas meje janë dënime të duhura.", tha Fatime Fetai, Prokurore Publike.
Fejzi Aziri tha se ky aktvendim duheshte të sillet në emër të prokurores Fetai dhe jo në emër të qytetarëve teksa shpalosi se posedon dëshmi që dëshiron tia dorëzojë Kryeprokurorit Joveski dhe Prokurores për krim të organizuar Villma Ruskoskës.
"Bëjë thirrje publike Kryeprokurorit Lubomir Jovevskit dhe prokurores publike për krim të organizuar Villma Ruskoska të më vizitojnë në burgun në Shuto Orizarë ti propozoj dëshmi për porositësit e rastit, organizatorët,ndihmësit me emër dhe mbiemër me dëshmi precize. Nëse nuk më lajmërohen në afat prej dhjetë ditevë apo nuk më thërrasin që ta paraqes rastin ato dëshmi do tia jap pulbikut, ambasadave të huaja dhe bashkësisë ndërkombëtare që të vërtetohet sakt se kush qëndron pas këtij rasti.", tha Fejzi Aziri, I akuzuar.
"Edhe pse e kam pritë këtë vendim prej atë ditë që kërkoi prokuroria. Edhe pse gjykata, e ka pas vendim e servuar gati dhe ky nuk është dënim i kësaj gjykate.", tha Agim Ismailoviq, I akuzuar.
"Jo nëntë vite por të jenë edhe 20 ne nuk arratisemi do të qëndrojmë deri në fund deri sa të mbarojë ky gjykim të cilin presim të shofim se sa do të zgjasë.", tha Haki Aziri, I akuzuar.
Mbrojtja thekson se aktvendimi që u shpalos dhe dënimet e shqiptuara tërësisht përputhen me kërkesat e prokurorit publik I cili sipas ligjit për procedurë penale nuk ka guxuar të propozojë. Theksojnë se sundimi I së drejtës është shumë larg në vendin tonë ndërsa spastrim të gjyqësorit dhe prokurorisë duhet të ketë. Me kërkesë të prokurorisë të akuzuarve u shqiptohet paraburgim.
"Tash u konstatua që kjo gjykata është akoma e paaftë dhe se këtu në Maqedoni nuk kemi sundim të së drejtës. Patë se çfarë padrejtësi u bë se Gjykata supreme e kishte konstatuar se këto nuk janë realizatorët e këtj krimi, tha që nuk ka dëshmi dhe se janë të pafajshëm.", tha Naser Raufi, Avokat Mbrojtës.
"Standartet janë të ndryshme në krahasim me lëndët e tjera që janë aktuale dhe vetëm se e vë në dyshim se me të vërtet kjo gjykatë nuk i ka marrë parasysh udhëzimet nga ana e gjykatës supreme që faktikisht i liron nga akuza.", tha Asmir Alisahiq, Avokat mbrojtës.
Sa i përket deklarimit të të akuzuarit Fejzi Aziri, për dëshmit që dëshiron tia shpalosë Kryeprokurorit dhe prokurories për krim të organizuar, Avokati Raufi thekson se edhe më tutje është i mendimit se egzistojnë biseda të cilat asnjëherë nuk u publikuan edhe pse u përmendën nga Lidëri i atëhershëm I LSDM-së tani Kryeministri Zoran Zaev. Ndërkohë familjari i të akuzuarve Bedri Ajdari, trupin gjyqësor në këtë rast e quajti të paaftë pasi që nuk arriti të zbardhë rastin. Paralajmëroi protesta.
"Paralajëroj protesta dhe e ftoj kreun e shtetit që kanë qenë në protesta në revolucionin laraman të cilëve ne u kemi ndihmu për ta rrëzu sistemin dhe jo për ta ndërruar vetëm përbërjen por për ti reformuar institucionet, gjë që nuk u bë. Njëherit kërkoj nga partitë të cilët marin pjes në këtë Qeveri të distancohen dhe të japin dorëheqje apo ta lëshojnë Qeverinë.", tha Bedri Ajdari, familjarë.
Në këtë proces i liruar nga akuza ishtë Sami Luta.Ai shprehet se pritshmërit e tij kanë qënë të ketë drejtësi për të gjithë dhe zbardhje të rastit.
"Gëzim kjo liri nuk është ,nuk është e kompletuar,është vetëm për një pjesë konkretisht për mua.Kemi pritur më shumë prej Qeverisë me premtimet e saja që na dha.Prej drejtësis jemi të tradhtuar se ne kemi pritur të zbardhet rasti ,jo vetëm me mar vendim për lirimin e vetëm njërit nga të akuzuarit,pritëm që të gjithë të lirohen.", tha Sami Luta, I liruar nga akuza.
Aktvendimin e sotëm mbrojtja do ta anikomojë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
