Maqedoni

Mickoski fton shumicën për mosbesim ndaj qeverisë

23.02.2021 15:54

Aratisja e ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov..

Aratisja e ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, është marrë si motiv shtesë nga opozita për të kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie. Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski, ftoi deputetët e koalicionit qeverisës që të rishikojën qëndrimin e tyre për të përkrahur këtë qeveri.  
 
“Për fat të keq, Maqedonia po fundoset nga dita në ditë, me këto njerëz, prandaj porosia ime deri te të gjithë deputetët është që të marrin guximin dhe të shohin në sy krimin për këtë përditshmëri. Njeriun, që plotëson këtë kënetë, ta rëzojmë në kuadër të Kuvendit. Ky është shansi i vetëm që të shpëtojmë shtetin tonë.”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
 
ASH – Alternativa me interpelancë për Spasovskin
 
Edhe koalicioni ASH dhe Alternativa me qëndrim dhe kërkesë të ngjashme. Konsiderojnë se kjo qeveri ka dështuar në më shumë plane, ndërsa për rastin me Mijallkovion kërkojnë kokën e kryepolicit, Spasovski. 
 
“Pas gjoja ikjes së mëparshme të Gruevskit dhe ikjes së tashme të Mijallkovit është bërë e patjetërsueshme edhe ikja e Zaevit dhe e kësaj qeverie, që sigurinë këtij shteti e ka vendosur në kalkulimin e biznesit familjar ndërsa identitetin shtetëror e ka bërë narko-biznesin dhe korrupsionin.”, tha Skënder Rexhepi, ASH-Alternativa.
 
BDI: Shumica është stabile, përkrahim qeverinë
 
Opozita edhe ashtu dyshon në ekzistenën e shumicës parlamentare dhe parlajmëron një shumicë të re brenda kësaj përbërje parlamentare. Por, partnerët e koalicionit qeverisës mohojnë përçarjen e mundshme dhe mungesën e besimit ndaj Qeverisë. 
 
“Grupi parlamentar është stabil dhe e përkrah Qeverinë dhe politikat e Qeverisë.”, tha Arbër Ademi, BDI.
 
“Shumica parlamentare është stabile me 62 deputetë dhe tani për tani nuk ka shanse që të ketë shumicë të re parlamentare. Bëhet fjalë për luftë speciale mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së.”, tha Pavle Trajanovski.
 
LSDM: Mickovski është në altarin e krimit 
 
Ndërkaq, LSDM, kryesuese me Qeverinë, ftoi kreun e opozitë maqedonase Hristijan Mickovski që të ftojë edhe Gruevskin dhe Mijallkovin që të përbbalen me përgjegjsinë që kanë. 
 
“Tre vjet të plota Mickovski është në altarin e krimit, punon kundër drejtësisë dhe zgjidhjeve gjyqësore të lëndëve të PSP-së në të cilat janë Gruevski dhe Mijallkovi por edhe Milloshovski, Koamçevi dhe shumë të tjerë.” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. 
 
SHPËTIM NUREDINI