Maqedoni

Osmani-Le Drian: E shohim veten si vend anëtar i BE-së

23.02.2021 16:20

Ministri i Punëve të Jashtme të , Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Francës...

Ministri i Punëve të Jashtme të, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Francës relizoi takim me nikoqirin e tij, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme Jean-Yves Le Drian. 
 
Temë qendrore e bisedës ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.
 
“Ne mbetemi të përkushtuar në reformat, në zhvillimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, por edhe të avancimit të besimit me fqinjin tonë Bullgarinë. Ne e shohim veten si pjesë të BE-së dhe këtë do ta realizojmë para së gjithash për siguruar ardhmëri të suksesshme të qytetarëve tanë, por edhe si investim tonin për sukses të ardhmërisë së Evropës”, theksoi Osmani.
 
Në takim u shqyrtua edhe dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të nevojës nga zbatimi i vendimit të Këshillit të BE-së në mars, vitin e kaluar. Ky vendim ishte sjell me konsesus nga ana e vendeve anëtarë në BE, të cilat u pajtuan për fillimin e nefociatave me vendin tone. Këtu më së shumti llogarisim në mbështetjen parimore të vendeve anëtare, llogarisim në raport fer, llogarisim në meritë dhe vlerësoj se sot riafirmojmë këto pozita parimore edhe me Francën”.
 
Osmani dhe Le Drian nënshkruan tre Marrëveshje.