Maqedoni

Radozhdë, rrëshqitja e dheut dëmton shtëpi të vogla

23.02.2021 16:30

Një rrëshqitje dheu dhe rënie e madhe e shkëmbit ka rrënuar disa ndërtesa të vogla ndihmëse afër shtëpive në fshatin Radozhdë të Strugës...

Një rrëshqitje dheu dhe rënie e madhe e shkëmbit ka rrënuar disa ndërtesa të vogla ndihmëse afër shtëpive në fshatin Radozhdë të Strugës. Pranë kishës së shpellës, në hyrje të fshatit, dje në mëngjes rreth orës 7 një zhurmë e fortë, e cila i ngjante një tërmeti zgjoi familjen Pejoski. Shkëmbinjtë e rrënuar nga mali shkatërruan ndërtesat e tyre të vogla, ku mbanin drutë dhe materijale të tjera,  në oborret rreth shtëpisë . Për fat të mirë, nga ky rrënim nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të mëdha materijale. Banorët janë të frikësuar nga rrëshqitjet e reja që mund të rrënojnë shtëpitë e tyre. 
 
"Frika është e madhe, mos mund të qëndrosh në shtëpi. Kusjdo që të jetë do ketë frikë. Tani ekziston rreziku i rrëshqitjeve të tjera të ndodhin aty ku plas shkëmbi i madh që u shemb. Këtë herë nuk hyri në shtëpi, por herë të tjera nuk dihet, shumë e vështirë.", tha Arse Pejoski, nga familja Pejoski.
 
Rrëshqitja e tokës mendohet të ketë ndodhur si pasojë e borës. Nga familja Pejoski thonë se gjenerata të tëra të familjes kanë jeyuar aty, por një gjë të tillë nuk mbajnë mend të ketë ndodhur më parë. Ata kanë frikë se nëse ndodhin rrëshqitje të reja rrezikojnë jetën dhe presin që autoritetet të marrin masa. 
 
"Ishte aq e fortë sa që na dukej se e gjithë shtëpia do të shembej nga një goditje kaq e fortë. Ne nuk mund të marrim veten akoma, jemi të stresuar, fëmijët tanë janë të trembur shpresoj se do të merren masa për të shpresuar që në të ardhmen një katastrofë e tillë të mos ndodhë më.", tha Biljana Pejoska, pjestare e familjes.
 
Komuna e Strugës njoftoi se ata do të inspektojnë dhe premtuan të pastrojnë vendin, por derisa të ndodhë kjo, familja Pejoski dhe banorët që jetojnë në atë lagje, jetojnë në frikë.
 
ILMIJE ZHAKU