Botë

Kosovë, votat e diasporës: KQZ aprovon 29 000 mijë vota, refuzon 11 840

23.02.2021 17:03

Në Qendrën e Numërimit në Kosovë janë numëruar votat e 76 vendvotimeve nga 494 vendvotime...

Në Qendrën e Numërimit në Kosovë  janë numëruar votat e 76 vendvotimeve nga 494 vendvotime sa kanë nisur të rinumërohen të hënën pas vendimit që ka marrë KQZ-ja.
 
Deri më tani janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre.
 
Në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të  rreth 43 mijë e 500 pakove me fletëvotime nga diaspora. Janë hapur 25 mijë e 153 pako me fletëvotime, janë  aprovuar 29 mijë e 87 zarfe dhe ka 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara.
 
5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, sqarojnë nga KQZ e Kosovës.