Botë

Covid 19: ShBA dit zie për viktimat

23.02.2021 17:28

Shtetet e Bashkuara arritën një kuotë të re rekord të viktimave të koronavirusit...

Gjysmë milioni njerëz kanë humbur jetën në këtë vend në një vit pandemi, shifra më e lartë në renditjen globale teksa Brazili ka shënuar rreth gjysmën e këtij numri. Nga Shtëpia e Bardhë ku u mbajt 1 minutë heshtje në nderim të viktimave, Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për vendosmëri për të arritur fitoren përfundimtare në luftën kundër koronavirusit.
 
“Shifra tregon se në një vit kanë humbur jetën më shumë amerikanë se në Luftën e Parë, Luftën e Dytë dhe në atë të Vietnamit të marra së bashku. Nuk mund ta pranojmë një fat të tillë mizor, por teksa luftojmë duhet t’i rezistojmë zhytjes në hidhërim”, u shpreh presidenti i ShBA-së, Joe Biden.
 
E njëjta tendencë ruhet edhe në vendet europiane ku Franca dhe Italia kanë qëndrueshmëri në rastet e reja, ndërsa në  Gjermani dhe Britani shifrat vijojnë të bien. Për këtë arsye kryeministri i Britanisë  tha se, do të ishte në gjendje të hiqte të gjitha kufizimet deri më 21 qershor , bazuar në planin me katër faza. 
 
"Por me të vërtetë, për shkak të potencialit të madh që kemi me vaksinat dhe për shkak se shkenca na ka mundësuar që të krijojmë një mburojë të tërë rreth popullatës sonë, ne mund ta shohim me të vërtetë këtë datë, 21 Qershor, me një farë optimizmi. Unë jam shumë optimist se do të jemi në gjendje të arrijmë atje", theksoi kryeministri britanik Boris Johnson.
 
Komisioni Europian i kujton shtetet anëtare të kthehen në një qasje të koordinuar në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. 
 
"Ne kërkojmë që të ktheheni në zbatimin korrekt të rekomandimeve miratuar nga Këshilli i BE-së. Ne u kemi dërguar një letër gjashtë shteteve anëtare për ndalimin e hyrjes dhe daljes nga vendi, pasi i kanë tejkaluar masat me veprimet që kanë ndërmarrë. Ata mund të dekurajojnë udhëtimet, por jo t’i ndalojnë ato", u shpreh Didier Reynders, komisioneri europian për drejtësinë.
 
Deri tani në të gjiothë botën nga virusni korona jetën e kanë afro 3 milion persona.
 
FARIJE DAUTI BAKIU