Maqedoni

Covid 19: 9 viktima, 509 raste të reja, 354 të shëruar

23.02.2021 17:54

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 813 teste të dyshuara për COVID-19...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 813 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 509 kanë rezultuar pozitivë ose 18% e testeve të kryera. 
 
Po ashtu në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë humbuar 9 persona. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 354 pacientë.
 
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për Covid 19 që trajtohen në repartet infektive në të gjithë vendin, është 658.
 
Në 24 orët e kaluara, për shkak të ndërlikimeve në Qendrat Covid në Shkup, janë shtruar 27 pacientë të rinj.
 
Në pavijonet e sëmundjeve infektive në kryeqytet po trajtohen 254 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Covid-19.
 
Në qendrat kovid në qytete të tjera në 24 orët e fundit është raportuar se po trajtohen një total prej 404 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Mëngjesin e sotëm në spitalet Covid kishte  rreth 415 shtretër të lirë.