Maqedoni

Parashikimi i motit

24.02.2021 09:03

Moti sot do të jetë me diell dhe I ngrohtë....

Moti sot do të jetë me diell dhe I ngrohtë. Paradite me vranësira të vogla mesatare lokale, posaçërisht në rajonet verilindore. Do të fryjë erë e matur, përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 21 gradë celcius.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Tempereatura minimale do të ulet në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 18 gradë Celsiusë. 
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Koha e nxehtë do të shkaktojë edhe shkrirjen e borës në pjesët më të larta malore.