Botë

Teksas, përplaset treni me kamionin

24.02.2021 09:58

Një tren mallrash që transportonte benzinë ka shpërthyer në flakë pasi u përplas me një kamion në Teksas të SHBA....

Një tren mallrash që transportonte benzinë ka shpërthyer në flakë pasi u përplas me një kamion në Teksas të SHBA.

Pamjet e tymit të zi që mbulon qiellin e Cameron janë bërë virale në rrjetet. Shtëpitë pranë zjarrit u evakuuan, ndërsa një banesë u dogj tërësisht. Drejtuesi i kamionit dhe njerëzit në bordin e trenit shpëtuan pa dëmtime. Sipas njoftimeve, të paktën tre pjesë të trenit morën flakë dhe disa njësi kishin lënë shinat.