Maqedoni

Zaev: Institucionet sot treguan kapacitet e tyre

23.02.2021 21:13

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se i akuzuarai Sasho Mijallkov ka dashur të ik por koordinimi i institucioneve...

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se i akuzuarai Sasho Mijallkov ka dashur të ik por koordinimi i institucioneve dhe mundësia për konfiskimin e pronës së familjes së tij dhe mundësia që për shkak të  fshehjes të tij antarë të  familjes së tij të paraburgosen ka rezultuar me atë që Mijallkov vet të paraqitet në Prokurori. Për Zaevin kapja e Miallkovit është sukses i institucioneve duke mos marrë përgjegjësi që dy ditë askush nuk e dinte se ku gjindej Mijallkov i cili është vetizoluar pas paraqitjes të simptomeve siç thotë ai të kovid 19.  

"Paraqitja e tij në Prokurori asesi nuk duhet të konsiderohet si rrethanë lehtësuese as për këtë e as për ndodnjë rast tjetër, sepse nuk duhet harruar se Mijallkov fillimisht iku nuk kishte qasje për organet gjyqësore dhe policore. Poashtu mbetet përkushtimi dhe kërkesa jonë që të hulumtohen lëshimet për të cilat ndodhi ikja për çka me siguri do të keët përgjegjësi.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Mickoski: Ky është një cirk, pushteti po tallet me njerëzit
 
Kjo është cirk. Mjaft luajtën me intelegjencën e popullit theksoi Lideri i opozitës Hristijan Mickovski. Janë marrë vesh që të ik dhe më pas të kthehet me shuplakë për Prokurorinë Gjyqësinë dhe pushtetin konsideron Mickovski duke shtuar se reagimi i ashpër i opinionit ka parandaluar fiaskon dhe ikjen. 
 
"Zoran Zaev i futi të gjitha institucionet në problem duke gënjyer opinionin maqedonas dhe duke e shikuar në sy se ata e kanë kryer detyrën e tyre. Po të mos jetë qesharake do të ishte tragjike. Edhe më tej shton se ai e ka kryesur aksionin, kjo është një fiasko totale. Kjo është pështyerje për institucionet, demokracinë dhe drejtësinë. Zoran Zaev sonte nënçmoi qytetarët e Maqedonisë.", tha Hristijan Mickovski, lider i VMRO-DPMNE-së.
 
Përderisa Kryeministri Zaev thotë se përgjigje të  tillë nga institucioent do të merr çdokush që dëshiron të luajë me drejtësinë, Mickovski konsideron se cirku nuk do të përfundojë me pranga por me marrëveshje. Sipas LSDM së shteti ka treguar kapacitet dhe sigurim të drejtësisë pa kompromis,  por duhet të hulumtohen sërisht lëshimet për shkak të cilave ndodhi tentimi për ikje nga Mijallkov. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI