Maqedoni

Galloway: Të respektohet sundi i së drejtës, që qytetarët të kenë më shumë besim tek institucionet

24.02.2021 12:11

Gjatë vizitës në Shtip, Ambasadorja e Britanisë së madhe, Rachel Galloway...

Gjatë vizitës në Shtip, Ambasadorja e Britanisë së madhe, Rachel Galloway theksoi se vendi i saj do të jetë një mbështetës i fortë për sa i përket sektorit të drejtësisë. Duke iu përgjigjur në pyetjen  se  si e komentoi ajo rastin e Sasho Mijalkovit, nëse institucionet treguan dobësi apo, siç tha Kryeministri Zaev se sistemi ka treguar aftësinë për të zgjidhur raste të tilla, Gallowey thotë se drejrtësia duhet të funksionojë.
 
“Unë mendoj se ligji duhet të respektohet dhe duhet të ketë më shumë besim të qytetarëve në institucionet në vend dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje e veçantë zgjidhjes së këtij lloji të rasteve që qytetarët të fitojnë më shumë besim në institucione Ne do të vazhdojmë të punojmë që qytetarët të shohin se drejtësia duhet të dalë në dritë dhe të gjitha këto raste duhet të zgjidhen. Unë mendoj se reformat që janë bërë dhe ligjet që janë miratuar tani janë në gjendje të mirë. Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do të implementohen”, thotë Galloway.