Maqedoni

Osmani sot në Sofje për bisedime me Zaharievën

24.02.2021 12:34

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, është nisur sot drejt Sofjes...

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, është nisur sot drejt Sofjes, ku do të takohet me homologen e tij bullgar, Ekatarina Zaharieva, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski. 

"Siç pritej, pika qendrore e negociatave është Plani i Veprimit. Sapo të kthehet nga kjo vizitë ne do të kemi më shumë informacion në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Qeverinë në lidhje me atë që është arritur. Ju e dini prej më parë, harmonizimi i dy dokumenteve të paraqitura nga të dy palët është në fazën përfundimtare, kështu që pas këtij takimi pritet një informacion më i saktë për hapat e ardhshëm",- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.