Maqedoni

Gazsjellësi Shkup – Gostivar, pritet të përfundojë në fund të vitit 2021

24.02.2021 13:02

Rajoni i Pellagonisë, sipas pritjeve të institucioneve kompetente...

Rajoni i Pellagonisë, sipas pritjeve të institucioneve kompetente, do të jetë në gjendje të lidhet me sistemin e transmetimit të gazit këtë vit. Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm pritet që pjesa më e madhe e rajonit të Shkupit do të mund të furnizohet me gaz. Seksionet kryesore Shkup-Tetovë-Gostivar, si dhe Manastir-Negotinë, duhet të përfundojnë këtë vit dhe pritet që të zgjidhet një partner për gazifikimin sekondar. 

“Në tubacionin kryesor të gazit Shkup-Gostivar, deri më tani është instaluar një rrjet tubash në gjatësi prej 53 km ose mbi 75 për qind të projektit. Terreni është i pastër për punë, ndërtimi po vazhdon me dinamikë të mirë, dhe sezoni i ndërtimit që po fillojmë këtë muaj na lejon të fillojmë punën në masë. Investimi për projektin është 20 milion euro dhe pritet, që i gjithë seksioni do të ndërtohet këtë vit, dhe gazi do të jetë operacional gjatë vitit të ardhshëm.”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
 
“Me hapjen e procedurës së ndërtimit për një ndërlidhës me Greqinë, më në fund do të kemi një diversifikim të sistemeve tona të furnizimit, pasi do të kemi qasje në gaz shumë më të lirë përmes sistemit DESFA në Greqi dhe interkonektorit tjetër për Kosovën për të cilin seksioni studimi i fizibilitetit përfundon këtë vit. Dizajni pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe më në fund ne mund të përdorim sistemin tonë të transmetimit për të furnizuar me gaz fqinjëve veriorë ashtu si interkonektori tjetër në Serbi i cili duhet të miratohet këtë vit nga Komuniteti i Energjisë si një projekt me interes të përbashkët dhe për të aplikuar për studimin e fizibilitetit dhe grantin e dizajnit. Të dy projektet do të mbështeten nga BERZh.”,- theksoi drejtori i Burimeve Kombëtare të Energjisë, Bajram Rexhepi.