Kovid-19, 13 të vdekur e 725 të infektuar
Numri i rasteve të reja me Kovid-19 në vend sërish ka shënuar rritje...

Në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19, prej të cilëve 725 kanë rezultuar pozitivë me Kovid-19.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup - 274, Prilep - 79, Kavadar - 55, Tetovë - 39, Kumanovë - 34, Ohër - 29, Gjevgjeli - 26, Negotinë - 25, Veles - 24, Shtip - 20, Gostivar - 18, Manastir - 16, Strumicë - 13, Koçan - 12, Strugë dhe Kriva Pallankë nga 11 dhe qytetet tjera me më pak se 10 të infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 215 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 13 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 100 mijë e 632 persona të infektuar, prej të cilëve 90 mijë e 311 janë shëruar, 3 mijë e 98 persona kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive sërish është rritur në 7 mijë e 223 persona.
REJHANE BUSHI METAJ
