Maqedoni
Rasti “Mijallkov”, Qeveria: Koordinimi ka dhënë rezultate
24.02.2021 18:07
Institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me arratisjen e Sasho Mijalkov...

Institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me arratisjen e Sasho Mijalkov deklaroi zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski. Sipas tij koordinimi midis institucioneve ka dhënë rezultate.
“Institucionet i kanë ndërmarrë të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme lidhur me arratisjen e Sasho Mijallkov, ai u paraqit në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe është siguruar paraburgimi i tij shtëpiak. Koordinimi midis të gjitha institucioneve që u ndërmorën gjatë dy ditëve të kaluara dhanë rezultate. Qeveria vërtetoi se nuk do të tolerojë situata të cilat e rrënojnë sistemin. Drejtësia është siguruar dhe kjo është më e rëndësishme.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Nikollovski: Cirk dhe marrëveshje politike
Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar pushtetin për cirk dhe marrëveshje politike.
“Një cirk në të cilin ne pamë se nuk ka as “d” nga shteti i së drejtës dhe se nuk ekziston fare sundim i ligjit, por që ka disa marrëveshje të kartelit mafioz me të cilat duhet të shmanget sistemi i sundimit të ligjit, kështu që së pari ata ranë dakord i arratisur për të ikur dhe më pas t’i negociojnë kushtet e tij dhe ta kthejë prapë dhe të aktrojnë para publikut se arritën ta kthejnë prapë. Pamë përsëri se ishte një marrëveshje politike sepse asnjë procedurë ligjore nuk u ndoq për marrjen e vendimit, derisa pamë që ai shkoi në shtëpi, dhe jo aty ku meritojnë ata që arratisen nga drejtësia.”,- tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
Sela: Skandaloz vendimi për paraburgim shtëpiak
Për kreun e ASh-së skandaloz është vendimi për të qenë Sasho Mijalkov në paraburgim shtëpiak.
“Kjo është më skandaloze që tregon dhe vërteton skenarë midis Zoran Zaev dhe Sasho Mijalkov. Skenarë për të cilat unë kam thënë kur më keni pyetur se si është e mundur që të paralajmëroni një koalicion me VMRO-DPMNE-në duke pasur parasysh ngjarjet e 27 prillit. Kam thënë se të gjithë aktorët që bënë skenarë më 27 prill, tani janë së bashku me qeverinë. Ja dëshmia!”,- u shpreh kryetari i ASh-së, Zijadin Sela.
Pas shpalljes së arrestit ndërkombëtarë nga MPB, Sasho Mijalkov, u paraqit në gjykatë me arsyetimin se ka qenë me temperaturë.
NAIM RAMADANI
