Botë

SHBA, vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19

24.02.2021 22:03

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 502.698...

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 502.698, prej të cilëve 2.255 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
 
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
 
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.261.979, me 70.752 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
 
Ndërkaq, të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur në 28.901.327, kurse ai i të vdekurve në 515.211.
 
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,54 milionë raste të konfirmuara dhe 49.888 të vdekur.
 
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 65,3 milionë persona./Top Channel