Maqedoni
Parashikimi i motit
25.02.2021 09:00
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të ketë vranësira lokale, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 20 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell. Temperatura minimale do të ulet deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
