Maqedoni

Kuvend, seancë për pyetje të deputetëve

25.02.2021 09:23

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj seancën e 35..

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj seancën e 35 në rend ditë të së cilës janë pyetjet e deputetëve. Seanca për pyetjet e deputetëve mbahet të enjten e fundit në çdo muaj.

Në ndërkohë në takimin e sotëm me gazetare, kreu I Kuvendit Talat Xhaferi I pyetur për mos mbajtjen e seancave  për gati një muaj për shkak të mungesës së kuorumit, ka deklaruar se ai nuk e ka obligim të sigurojë kuorum, ajo është obligim I deputetëve që të vijnë  reregullisht në Seancë. Të gjithë kanë obligim të vijë në punë, puna e tyre është profesionale për të cilën edhe marrin page mujore, ndërsa të tjerat janë kalkulimet e tyre  tha Xhaferi. Në pyetjen se a mendohet për tju parashtruar vërejtje, Xhaferi thotë se sipas rregullores dënimet pasojnë vetëm në rast të mungesës tre ditë  rrjesht pa arsye, megjithatë janë të kujdeshëm dhe situata të tilla nuk ka pasur.  
 
Në pyetjen a ka problem në grupin parlamentar të BDI-së, për shkak të mungesës së deputetëve edhe nga ky grup, Xhaferi tha se pret epilog edhe në këtë grup parlamentar por dhe në përgjithësi, sepse kjo situate nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Sa I përket formim të grupeve të reja parlamentare apo daljen e ndonjë deputeti nga ndonjë grupi parlamentar, Xhaferi konfirmoi se është I njoftuar nga PLD dhe nga Pavle Trajanovi I cili do të veprojë si I pavarur.