Botë
Gjermani-Holandë, konfiskohen 23 tonë kokainë
25.02.2021 10:37
Zyrtarët doganorë gjermanë kanë gjetur më shumë se 16 tonë kokainë në kontejnerët që mbërritën në Hamburg nga Paraguai...
Zyrtarët doganorë gjermanë kanë gjetur më shumë se 23 tonë kokainë në kontejnerët që mbërritën në Hamburg nga Paraguai, njoftuan autoritetet, ndërkohë që një dërgesë tjetër e madhe e kokainës u kap në Belgjikë dhe një i dyshuar u arrestua në Holandë.
Zyra doganore e Hamburgut e përshkroi gjetjen në portin gjerman si sasinë më të madhe të kokainës së kapur ndonjëherë në Evropë dhe një nga konfiskimet më të mëdha në gjithë botën.
Droga u gjet në një kërkim ne pesë kontejnerë nga Paraguai që ishin shënuar si të dyshuar në një analizë të rrezikut nga disa autoritete doganore evropiane, tha zyra e Hamburgut. Ata kishin zbuluar parregullsi në tre kontejnerë, të cilët ishin të ngarkuar me stuko në kanaçe, por supozohej se përmbanin edhe sende të tjera.
Oficerët doganorë gjetën kokainën të fshehur në më shumë se 1.700 kanaçe.Gjatë ditëve në vijim, autoritetet gjermane dhe holandeze zgjeruan hetimet, ndërsa të dielën në portin belg Antëerpen u sekuestruan edhe 7,2 tonë kokainë. Sipas Zyrës Doganore në Hamburg, vlera e saj e tregut ishte disa miliardë euro.
