Maqedoni
Zaharieva: Nuk lejojmë presione, BE nuk është Jugosllavia
25.02.2021 10:15
Pas takimit një ditë më parë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisësë Veriut, Bujar Osmani...

Pas takimit një ditë më parë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisësë Veriut, Bujar Osmani , ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva, ishte kategorike që asnjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet t'i bëjnë presion Bullgarisë që të dorëzohet dhe të lejojë bisedimet e pranimit për RMV-në me BE, përveç nëse vendoset nga vetë Bullgaria.
"Ata duhet të kuptojnë se Bashkimi Europian nuk funksionon si Jugosllavia. Askush në Union, nuk mund të na tregojë se çfarë të bëjmë," tha Zaharieva në BTV.
Duke folur në lidhje me thirrjen e Presidentit Rumen Radev për të mbrojtur interesat e qytetarëve Bullgarë në RMV-së, ajo tha se nëse kreu i shtetit mund të mos e dijë, por autoritetet Bullgare gjithmonë kanë reaguar në mbrojtje të Bullgarëve.
"Ne reagojmë në mbrojtje të njerëzve me vetëdije bullgare atje që janë subjekt i ngacmimit ose diskriminimit. Ne veprojmë çdo ditë dhe në çdo sinjal, nuk e bëjmë punën tonë vetëm me njoftime për shtyp. Unë personalisht reagoj, ne dërgojmë demarsh, kështu që institucionet në Maqedoninë e Veriut reagojnë. RMV duhet të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë ata me vetëdije bullgare”, tha Zaharieva.
Në takimin një ditë më parë në Sofje me homologun e saj nga RMV, Bujar Osmanin, u diskutua plani i veprimit për bashkëpunim të ndërsjellë dhe mundësia e finalizimit të tij, në mënyrë që të negociohet konferenca e dytë ndërqeveritare. Pas takimit, nga Sofja mbërriti mesazhi se Bullgaria mbështet integrimin evropian të vendit, nëse përmbushen kushtet e duhura.
