Maqedoni

Osmani në Sofje, takoi shefen Bullgare të diplomacisë Zakharieva

24.02.2021 20:55

Ministri i jashtëm Bujar Osmanis ka qëndruar për vizitë në Sofje...

Ministri i jashtëm Bujar Osmanis ka qëndruar për vizitë në Sofje, ku ka takuar homologen e tij, Ekaterina Zakharieva.

Siç njoftojnë nga MPJ-, në takim janë shqyrtuar aktualitetet me virusin koroana dhe mënyrat se si dy vendet realizojnë bashkëpunimin me menaxhimin e këtyre sfidave.

“Zakharieva vërtetoi se po bëhen përpjekje për gjetjen e mënyrës për çuarjen e vaksinave të premtuara në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Poashtu u bisedua për Planin aksionar për bashkëpunim të ndërsjellë, mundësi për finalizimin e tij, në funksion të dakordimit të Marrëveshjes eventuale të Konferencës së dytë ndërqeveritare mes dy qeverive, bashkëkryesues të së cilës janë dy Ministrat Osmani dhe Zaharieva. Bashkëbiseduesit shprehën mirënjohje nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shfrytëzuan rastin edhe për shkëmbime të mendimeve dhe tema tjera nga interesi i përbashkët i të dyja palëve thuhet në njoftim.