Botë

Nigeri, 36 njerëz të vrarë në dy sulme

25.02.2021 11:11

Njerëz të armatosur vranë 36 persona në dy sulme në Nigerinë veriore të mërkurën...

Njerëz të armatosur vranë 36 persona në dy sulme në Nigerinë veriore të mërkurën, një ditë pasi kryengritësit qëlluan me raketa mes përkeqësimit të sigurisë me të cilin përballet kombi më i populluar i Afrikës, thanë zyrtarët dhe banorët.
 
Seria e sulmeve nga banditë të armatosur ndodhi gjatë 48 orëve të fundit me 18 persona të vrarë secili në fshatrat e shteteve Kaduna dhe Katsina dhe disa të tjerë të plagosur. Sulmuesit dogjën shtëpitë, duke zhvendosur fshatarët, shkruan Reuters. Qindra njerëz janë vrarë në Nigerinë veriore nga bandat kriminale që kryenin grabitje dhe rrëmbim. Sulme të tilla i kanë shtuar sfida sigurisë në Nigeri, e cila po lufton për të përmbajtur kryengritjet islamike në verilindje dhe dhunën komunale për të drejtat e tokës kullotëse në shtetet qendrore.