Biznes-forum mes afaristëve të Maqedonisë dhe Francës
Maqedonia po bën përpjekje për thithjen e investimeve nga kompanitë franceze......

Për të thelluar më shumë bashkëpunimin mes 2 vendeve, Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën franceze kanë mbajtur sot biznes-forumin, ku 32 kompani nga Maqedonia kanë pasur mundësi për të krijuar kontakte dhe për të këmbyer përvojat e tyre profesionale me kompanitë nga Franca.
“Qeveria, ambasada dhe oda ekonomike do të punojë për të rritur nivelin e shkëmbimit tregtar. Dihet se vitin e kaluar shkëmbimi tregtar ishte 120 milionë euro, jemi të mendimit që në disa sektorë ka mundësi të madhe për përparim. Ata sektorë janë sot këtu prezent, 32 kompani nga Maqedonia, të cilat do të shkëmbejnë mendime dhe do të krijojnë kontakte me kompanitë franceze”- deklaroi kryetari i OEM-së, Branko Azeski.
“Së bashku me ambasadoren, në 2 vitet e fundit bashkëpunojmë se si mund ta promovojmë Maqedoninë në mes kompanive franceze, ku edhe jemi në kontakt me kompani me renome të Francës dhe e dimë që me rëndësi është që ndonjë kompani e madhe franceze të investojë në Maqedoni, për të mundësuar shkëmbim më të madh tregtar mes kompanive nga Maqedonia dhe Franca”- tha ministri i investimeve te jashtme, Bil Pavlevski.
Gjithashtu edhe ambasadorja franceze, Lorens Oer, beson se forumet e ngjashme si ky do të mundësojnë rritje ekonomike dhe shkëmbim tregtar mes 2 vendeve, i cili vetëm në vitin 2013 ka shënuar rritje për 20 %. (Ersan Pajaziti, TVM2)
