Maqedoni
Kostov: Mafia urbane dhe komunat, funksionojnë në unitet
25.02.2021 12:33
Iniciativa kundër kaosit urban, kërkon nga MInistria e transportit dhe lidhjeve....

Iniciativa kundër kaosit urban, kërkon nga MInistria e transportit dhe lidhjeve që të mos i miratojë planet e detajuara urbanistike që vijnë nga Komuna e Gjorce Petrovit në Shkup. Sipas tyre, mafia urbane ka shtrirë ndikimin tanimë edhe brenda komunave.
"Në Këshillin e Komunës Gjorce Petrov, ka kaluar PDU -SZ 15 që në afërsi të parkut në Gjorce Petrov, jana parashikuar 17 ndërtesa të reja me lartësi deri në 33 metra dhe me hapësirë të parashkuar ndërtimore prej 23 mijë metrash katrorë, të cilat duhet të ndërtohen në një hapësirë prej 5 mijë metrash katrorë. Me këtë I hapet rrugë dhe legalizohet edhe ndërtesa e kontestuar që duhet të “mbijë” brenda parkut. Ky është një nga 25 Planet e Detajizuara Urbanistike që komuna planifikon t’i kalojë në 8 muajt e ardhëshme. Mafia urbane ka kaq shumë ndikim në komunë sa madje funksionojnë si një njësi e vetme.", tha Goran Kostov nga këshilli iniciues kundër kaosit urban.
