Maqedoni
Vendimi për Mijallkovin, Xholev: Sollëm vendim në vetëm 3 orë e gjysëm
25.02.2021 13:00
Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev thotë se kjo gjykatë vendosi për vendimin për paraburgim shtëpiak për Sasho Mijallkovin...

Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev thotë se kjo gjykatë vendosi për vendimin për paraburgim shtëpiak për Sasho Mijallkovin, në afatin më të shpejtë kohor të mundshëm, në vetëm tre orë e gjysmë.
"Të gjithë ekspertët e gjyqësorit në vend do t'ju tregojnë se gjykata vendosi në kohën më të shpejtë të mundshme. Propozimi për paraburgim në gjykatë arriti të Dielën në orën 15:00, dhe vendimi u mor në orën 18:30 pra për vetëm 3 orë e gjysëm. Edhe pse sipas dispozitave ligjore, afati është 24 orë, që do të thotë se gjykata mund të vendosë deri të hënën në 3 pas dite, por ne menduam se ishte urgjente të veprohej dhe kështu u bë.", tha Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.
Mariçiç: Krenar për rezultatin pozitiv të çështjes
Edhe Ministri i Drejtësisë Bojan Maricic është jashtëzakonisht i kënaqur me epilogun pozitiv të çështjes së Saso Mijalkovit.
"Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe krenar që ngjarja pati epilogun e saj pozitiv dhe është mirë që një prokuror special, i caktuar nga prokurori publik i shtetit, do të hetojë nëse, kush dhe në cilën pjesë dështoi në pretendimet se një person i caktuar po përgatitet të ikë. Unë mbështes qëndrimin se vetëm me përgjegjësi e veprime konkrete, mund të kthejmë kredibilitetin dhe besimin tek institucionet.", tha Bojan Mariçiç, ministër i drejtësisë.
Saiti dhe Daneva: Vuri në test sistemin e gjyqësorit
Ndërkohë Gjykatësi supreme Xhemali Saiti dhe Profesoresha univerzitare Ana Pavlova Daneva, vlerësojnë se ngjarja me ish shefin e DSK-së ditëve të fundit e vuri në test sistemin e jurisprodencës.
"Gjithsesi se u vu në testim sitemi i jurisprudencës. Kishte përgjigje që ne e dimë të gjithë dhe e pamë përmes mediave. Mbetet që hetimet e paralajmëruar nga institucione kompetente të konstatojnë nëse ka fshehtësi apo jo diku në process. Gjykata sipas meje ka vepruar në bazë të kompetencave që ka, megjithatë lihet hapsirë që të rishqyrtohet çështja.", tha Xhemali Saiti, gjykatës supreme.
"Po, u vu në testim i gjith sistemi i jurisprudencës, dhe jo vetëm gjatë kohës së arratisjes dhe kthimit por edhe tani në kuptimin e zbulimit të përgjegjësisë tek organet e jurisprudencës apo ato administrative.", tha Ana Pavlova Daneva, profesoreshë univerzitare.
Këto komente u bënë në konferencën përfundimtare Projekti për drejtësi -ndjekje të strategjisë për reforma në sektorin e jurisprudencës për vitin 2020-2021.
FLORIJE BELULI KAMBERI
