Maqedoni

ISHP: Rritje prej gati 63% e vdekjeve nga Covid-19

25.02.2021 13:20

Nga 15 deri më 21 shkurti, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 vdekje nga Kovid-19...

Nga 15 deri më 21 shkurti, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 vdekje nga Kovid-19 janë në 13 qytete, pra një rritje prej 62.8 % krahasuar me javën e kaluar. 
 
65 qytetarët që humbën betejën me virusin vdekjeprurës, ga të vdekurit ishin mbi 60 vjeç, ndërsa pesë persona ishin midis 50 dhe 59 vjeç. Ka rëndë ndërkohë prej 2.8% krahasuar me javën e kaluar numri i testimeve kur në një javë janë testuar vetëm 15,849 mostra. Prej tyre, në 33 qytete u regjistruan 2.320 raste të reja pozitive, një rritje prej 3.9% krahasuar me javën e kaluar. Vazhdon edhe këtë javë të kryesojë Shkupi  me 1,007 raste. Grupmosha më e zakonshmee të infektuarve  është mbi 60 vjeç, 575 raste, por një numër i madh i pacientëve janë regjistruar në grupmoshat nga 30 në 39 vjeç - 445 raste, nga 40-49 vjeç 442 raste, nga 50 deri në 59 vjeç - 413 raste dhe në grupin nga 20 në 29 vjeç - 300 raste. Numri më i ulët është regjistruar në fëmijët e moshës 0-9 vjeç - 38 raste, në personat e moshës 10 deri në 19 vjeç - 107 raste . Numri i të shtruarve në spitale këtë javë ishte 1,760 ose 30,1% më pak se javën e kaluar, thuhet në raportin e  ISHP-së.