Maqedoni

Programi nacional vjetor i kulturës, ASH-AAA: Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve

25.02.2021 13:42

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët -Alterantiva, e ka quajtur skandaloz, financim e projekteve vjetore nga Ministria e Kulturës...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët -Alterantiva, e ka quajtur skandaloz, financim e projekteve vjetore nga Ministria e Kulturës. Sipas opozitës shqiptare, kjo ndarje e mjeteve konfirmon qendrimin se qeveria aktuale edhe në kulturë, si në çdo sferë tjetër vazhdon paradigmën e diskriminimit të shqiptarëve. Ata akuzojnë ministren dhe funksionarët shqiptarë në Ministrinë e Kulturës, se për ta kultura shqiptare vlen vetëm 18% e buxhetit të përgjithshëm që ndan kjo ministri.
 
"Duke i pasur parasysh veprimet tendencioze të kësaj udhëheqësie në Ministrinë e Kulturës që nga ardhja e tyre në këtë dikaster është e pritshme që sivjet në vendin tonë të kemi kulturë shumë të vakët dhe mospërfaqësim të realitetit multikulturor të vendit tone. Marrë në përgjithësi, këtë vit shqiptarët nga Ministia e kulturës do të marrin 1.580.000 euro nga gjithsej 8.870..euro ose në përqindje MInistria për Kulturën shqiptare ka ndarë rreth 18%, as gjysma e asaj që u nda vitin ekaluar.", tha Faton Fazliu nga koalicioni ASH-AAA.