Maqedoni
Boçvarski: 265,264 objekte ilegale, janë legalizuar
25.02.2021 14:00
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Bocvarski në ndarjen e sotme të vendimeve të legalizimit në komunën Gjorce Petrov...

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Bocvarski në ndarjen e sotme të vendimeve të legalizimit në komunën Gjorce Petrov, tha se deri më tani janë legalizuar gjithsej 265,264 ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe njoftoi zgjatjen e afatit të legalizimit. Ai njëkohësisht I apeloi opozitës të zhbllokojë miratimin e ligjit për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup, të cilën opozita e kundështon dhe e ka bllokuar procedurën me 2000 amendamente.
"Sipas Projektligjit të ri për ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme,presim mbështetje nga deputetët. Tarifa për shërbimet komunale do të rritet me 50 për qind si gjobë që do të duhet të paguhet nga qytetarët të cilët do t'i qasen këtij lloji të zgjidhjes së statusit juridik. Marrësit e ndihmës sociale, organet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale, njësitë publike, si dhe ndërtesat fetare përjashtohen nga pagesa e kompensimit. Edhe një herë i bëj thirrje Parlamentit, deputetëve, opozitës që të mos bllokojnë ndërtimin e Qendrës Klinike e cila është një objekt shumë i rëndësishëm për Shkupin, por edhe për të gjithë vendin.", tha Bllagoj Bocvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
