Maqedoni

Tetovarët dy ditë pa ujë për pije, kërkojnë problemi të zgjidhet sa më shpejtë

25.02.2021 14:27

Tetovaret ka dy ditë që janë pa ujë të pijshëm shkaku i një problemi në gypin kryesor në Leshnicë....

Tetovaret ka dy ditë që janë pa ujë të pijshëm shkaku i një problemi në gypin kryesor në Leshnicë. Qytetaret  kërkojn që sa më shpejt ky problem të zgjidhet sepse ujë nuk kanë as për nevoja elementare. 

"Tetova jo tre ditë por 30 vite nuk ka ujë. Ne duhet ta punojmë Sharrin jo pa ujë të jemi. Un 20 vite pagujë hidrofon, por fqinjët e mi cka duhet të bëjnë"...
 
"Është vërshtësi shumë e madhe, nesë nuk e rregullojn cka duhet të presim për gjërat tjera.", thanë banorët.
 
Edhe shoqërit civile kanë reaguar.Nga Eko Guerilla thonë se ky problem mund të jetë si pasoje e ndërtimeve të hidrocentraleve në pjesen e Leshnicës dhe kërkojn një grupë ekspertësh të pavarur të inspektojë punimet e ujësjellsit.
 
"Drejtorja e inspektoriatit për ambient jetësor, patë deklaruar se ndërtimi i hidrocentralit vetëm 300 metra afër kaptazhës dhe qendrës kryesore për ujsjellsin e Tetovës,në Leshnicë, mundë të shkaktoj dëme të pa riparueshme serioze qoftë në ndotjen e ujit apo dëmtime që kemi sot, dhe ne sotë përballemi me ate realitet me këtë dëmtim.Ne duhet të shohim se cka ndodhë me këto hidrocentrale  të cilët vërtet kanë bërë një ekocid në natyr dhe kanë shkatëruar gjithcka, dhe pasojat sot i vuajm të gjithë.", tha Ngadhnjim Memeti, Eko Guerilla.
 
Ndërkohë nga NPK-Tetovë përmesë një komunikate me shkrimë kanë thënë se edhe përkundër terenit të veshtir për punë janë duke punuar dhe deri në fund të javës sipas tyre mund të rregullohet ky problem.
 
"Çregullimi i tubacionit te sistemit te Leshnices ka ndodhur para 2 diteve si pasoje e rreshqitjes se dheut ne km e 6 larg vendbanimit Bozovce me cka ka renie te sasise se ujit per 60 % kushtet jan ekstreme vendi i pakalueshem i morem deri tash te gjitha masat per sanim jemi ne kondicion te vazhdimit te punimeve kemi supozime se ndoshta deri te kah fundi i javes te bejm sanim. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, për shkak të mungesës së ujit jami të detyruar që të fillojëm me restrikcion të ujit. Ky restrikcion i ujit do jetë deri në rregullin e problemit.", thonë nga NPK “TETOVA” .
 
Deri sa shumica e Tetovës nuk ka pasur ujë të pijshëm për disa ditë, ka shtepi në periferi të Tetovës, nuk kanë ujë me vite dhe të njejtët detyrohne të mbushin ujë tek çezma afër varrezave të Tetovës.
 
VISAR SADIKI