FSSH, lehtësime për pacientët
Fondi për Sigurim Shëndetësor, në kuadër të projektit “Më afër të të siguruarve” ka zgjeruar aktivitetet e tyre, me qëllim që të jenë sa më afër personave në nevojë.....

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor i informojnë të gjithë të siguruarit se prej më datën 20 nëntor 2014, verifikimi i vërtetimeve për mjetet ndihmëse ortopedike, që deri tani janë kryer në Shërbimin Rajonal në Qendër, tani e tutje do të kryhen nëpër sportelet e Fondit për Sigurim Shëndetësor të poliklinikave në “Gjorgje Petrov”, “Draçevë”, “Çair” dhe “Shuto Orizarë”.
“Me shërbimet e reja të sporteleve të shpërndara, FSSH-ja u mundëson të siguruarve që të shmangin rrëmujat e pritjeve në shërbimet rajonale të Shkupit, ndërsa nga ana tjetër, të shkurtohet humbja e panevojshme e kohës së firmave dhe banorëve, të cilët udhëtojnë nga lokacionet e theksuara deri në qendër të Shkupit, për t’i siguruar të drejtat në lëmin e sigurimit shëndetësor”- deklaroi udhëheqësi i Sektorit për Personat në Nevojë, Zoran Peqevski.
FSSH-ja ka zbatuar edhe trajnime të punëtorëve, që u mundëson shërbime të reja të siguruarve. Mjetet ndihmëse ortopedike, që janë në dispozicion për të siguruarit, janë karrocat për persona me aftësi të kufizuara, protezat, ortoza të caktuara, kolostomi, por për të njëjtat fillimisht nevojitet mendim dhe leje nga komisioni i mjekëve.
Të gjithë të siguruarit, që dëshirojnë të jenë pjesë e këtyre shërbimeve të reja, nga FSSH-ja i njoftojnë se verifikimin mund ta bëjnë në të gjitha sportelet e shpërndara çdo ditë pune prej orës 7:30 deri në orën 15:30. (Valbon Bexheti, TVM2)
