Maqedoni
Pakoja e pestë e masave, Bekteshi fton opozitën për konstruktivitet
25.02.2021 15:27
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, edhe një herë i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, edhe një herë i bëri thirrje opozitës që të jetë konstruktive dhe të mundësojë miratimin e ligjeve për të zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur setin e pestë të masave. Edhe pse nuk mendon se opozita nuk do të lejojë që ligjet të ngecin në labirintet parlamentare, Bekteshi sërisht i frikësohet bllokimeve përmes amendamenteve në komisione.
"Opozita mund t’i bllokojë në komisionet amë në kuvend, me amendamente plotësuese që nuk kanë lidhje me këto zgjidhje ligjore sic bënë edhe për qendrën klinike dhe për edhe më keq për vaksinat. Por jam i bindur se do gjejnë forcë t’i votojnë këto zgjidhje ligjore.", tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Sektori i turizmit, kërkohen mundësi për te dalë nga kriza Covid
Sa i përket protestave tashmë disa ditore të furnizuesve të ushqimit, organizatorëve të dasmave dhe muzikantëve, Bekteshi thotë se bisedimet për të gjetur zgjidhje vazhdojnë, por ultimatumet nuk janë të pranueshme.Protokollet sipas tij përpilohen nga ekspertët e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe qeveria i respekton të njejtat. Pandemia shkaktoi probleme edhe në sektorin e turizmit. Për këtë qëllim shoqata kombëtare për turizëmin hyrës, organizoi bursën e pestë të turizmit.
"Nëse duam të kemi rezultate, turizmi kërkon t’i bëjmë detyrat e shtëpisë para se kufijtë të hapen. Pas kësaj periudhe të vështire tani kemi mundësinë të vëmë theksin në hapjen e mnundësive të reja të biznesit sepse kemi rreth 70 tur operatorë të huaj nga e gjithë bota.", tha Vllatko Sulev, kruetar i Asociacionit Nacional për Turizëm Hyrës.
"Kur flasim për mundësitë dua të potencoj se aktivitetet në sferën e turizmit kanq qenë në nivel të ulët pikërisht për shkak të pandemisë. Kjo është një mundëis që të mbledhim bashkë operatorët turistikë për të zgjeruar mundësitë për promovimin e tyre.", tha Sibil Zuter, ambasadore e Zvicrës në RMV.
Bursa e Pestë e Turizmit u organizua me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane përmes Programit të Rritjes së Punësimit të Tregut dhe Programit Zviceran të Mbështetjes së Eksportit, Projektit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal të USAID-it, Menaxhimit dhe Zhvillimit të Ndërmarrjeve, projekti Lokal dhe Rajonal i Konkurrencës dhe Ministria e Ekonomisë.
SEDAT SELIMI
