Maqedoni

ASH-AA: Rasti “Monstra” i montuar, pse Zaev nuk publikoi dëshmitë për “Monstrën”?

25.02.2021 15:43

Dy rastet “Monstra” dhe arratisja e Sasho Mijallkov ishin tema kryesore në Kuvend, në seancën për pyetje deputetësh...

Dy rastet “Monstra” dhe arratisja e Sasho Mijallkov ishin tema kryesore në Kuvend, në seancën për pyetje deputetësh. Deputeti I koalicionit ASh-AA Skender Rexhepi kërkoi llogari nga kryeministri dhe qeveria për epilogun e rastit “Monstra”. Sipas tij vet faki që nuk janë dhënë prova shtesë flet se ky rast është I montuar politikisht. Përkujtoji se Zaev erdhi në pushtet në skaj të premtimit për zbardhjen e këtij rasti, e pikërisht ky rast mund të jetë edhe fund I kësaj qeverie paralajmëroi Rexhepi. 
 
"Rasti “Monstra” ishte arsye për rënien e qeverisë Gruevski-Ahmeti, kam frikln se do të bëhet arsye për rënien e qeverisë Zaev-Ahmeti që nuk do të dëshiroja të ndodhë. Nuk e kuptoj arsyen, pse nuk duhet ti tregoni të gjithë opinionit publik, pse ndodhi që këto bomba të vijnë të mos publikohen, përse ndodhi që njerëz të pafajshëm të flejnë aty, andaj konsideroj që duhet të na jepni një përgjigje ta ndëgjojmë të gjithë qytetarët.”, tha Skender Rexhepi, koalicioni ASH- AA.
 
Zaev: Të gjitha dëshmitë i kam dorëzuar në PPS 
 
Kryeministri Zaev u përgjigj se të gjitha dëshmitë që  ka poseduar I ka dorëzuar në Prokurorinë Publike Speciale. Sipas Zaevit, as qeveria e as opozita nu janë komptente për të folur për këtë rast për shkak se gjykata dhe prokuroria janë ata që duhet të veprojnë të lira në bazë të dëshmive. 
 
“Jam takuar me familjet e të dy palëve, të akuzuarve dhe të dëmtuarve. I kam dëgjuar. Por, në fund është gjyqësori ai që merr vendime. Pse atë vit kur ishit bashkë me mua në pushtet, nuk keni bërë diçka? Sepse nuk është puna ynë. As punë e juaja, e as e imja. Kjo është punë e Prokurorisë Publike dhe e Gjykatës.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
VMRO-DPMNE: Qeveria po bën cirk në sy të qytetarëve 
 
Edhe opozita maqedonase kërkoi përgjegjësi për rastin e zhdukjes së ish shefit të DSK-së Sasho MIjallkov, I cili dy ditë pas kërkimit nga ana e policisë, u paraqit vet në Prokurori. 
 
“Në fund nga i gjithë ky cirk kuptuam se Zaev përmes kërcënimeve ndaj familjes së Mijallkov e ka detyruar të kthehet nga arratija. Kjo mënyrë ëstë e njohur vetëm për mafijan dhe për as kë tjetër. A do të ketë përgjegjësi? Do ta pyesja në mënyrë të drejtëpërdrejtë ministrin Spasovski, me kënd mendoni se po luani? Kënd mendoni se e bëni “budalla”? Neve, opozitën? Popullin maqedonas?, vallë a ju besojnë më të afërmit tuaj në cirkun që e bëni?. Jam i sigurtë se jo.”, tha Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
 
Spasovski: Drejtësi do të ketë për të gjithë
 
Spasovski u kundërpërgjigj duke thënë se është ironike që një person si Janushev i cili akuzohet për krim dhe ka vepruar së bashku me persona të kriminalizuar të kërkoj drejtësi.
 
“Gjithmonë vjedhësi më shumë bërtet, mbajeni vjedhësin! Absolutisht, ne edhe tani treguam, kurse edhe nga fillimi kur u hapën të gjitha procedurat, se drejtësi duhet të ketë për secilin në këtë shtet pa dallime kush është ai dhe në çfarë pozite ndodhet. Edhe këtë që tani e bënë institucionet me kapjen e Mijallkovit dhe pamundësinë që të ikë nga drejtësia.”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
 
Opozita ishte vazhdimisht e pakënaqur nga përgjigjet duke thënë se pushteti po luan me ndjenjat e qytetarëve. 
 
ERSAN PAJAZITI