Xhaferi: Zgjedhjet lokale më 3,10 ose 17 tetor

25.02.2021 16:32

Zgjedhjet lokale mund të mbahen më 3, ose më 17 tetor....

Zgjedhjet lokale mund të mbahen më 3, ose më 17 tetor. 10 tetori është data më pak e përshtatshme për shkak të festës së 11 Tetorit. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të varret nga marrëveshja politike mes subjekteve politike. Gjithsesi, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në takimin e regullt me gazetarë njoftoi se shpalljen e zgjedhjeve lokale do ta bëjë brenda afateve të përcaktuara me ligj, përkatësisht mes datës 3 dhe 17 korrik.

Xhaferi: Për zgjedhje parlamentare, kujdes afatet

Ftoi aktorët politik të cilët deklarohen se duan zgjedhje të parakohëshme parlamentare së bashku me ato lokale, nëse janë serioz në kërkesën e tyre, të kenë parasysh normën ligjore për formimin e qeverisë teknike 100 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe afatet ligjore që i nevojiten KSHZ-së për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Kërkesën për vetëshpërndarje të parlamentit mund ta propozojë një deputet i vetëm, mjafton që propozimi të ketë përkrahjen e 61 deputetëve.

Njoftoi se kërkesa e VMRO DPMNE-së për të thirrë në përgjegjsi ministrin e drejtësisë dhe atë për luftë me korrupcionin, Mariçiq dhe Nikolloski, do të vihen në rend dite në seancë e parë të radhës, pasi nuk i janë përgjigjur njoftimit të kryeparlamentarit.

Xhaferi: Mungesa e kuorumit do zgjidhje

Paralajmëron zgjidhje edhe për çështjen e kuorumit, gjë që për një kohë të gjatë po pengon hapjen e seancave dhe miratimin e ligjeve.

“Përgjegjës për situanë janë vetë deputetët, të cilët, ndodhen brenda objektit të Kuvendit por për arsye të ndryshme politike nuk marrin pjesë në séance.”- sqaron Xhaferi.

Konfirmoi se ka marrë njoftimet nga dy deputetët e Partisë Liberalo-Demokratike edhe nga Pavle Trajanovi i Lidhjes Demokratike se do të veprojnë si të pavarur nga grupi parlamentar i LSDM-së por nuk ka njoftim për formimin e ndonjë  grupi të ri parlamentar apo për kalimin e ndonjë deputeti në rradhët e opozitës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)