“Covid 19”, 13 viktima, 582 raste të reja, 374 të shëruar

25.02.2021 18:45

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2972 testime të bëra ka regjistruar 582 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa  janë shëruar 374  pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 274 raste i pasuar nga Prilepi me 55, Kavadari 40, Kumanova 24, Gjevgjelia 23, Negotina 20 dhe qytetet e tjera me numër më të  ulët të  të infektuarve.

Betejën me covid 19 e kanë humbur 13 pacientë, prej të cilëve gjashtë pacientë nga Shkupi, tre nga Prilepi dhe nga një pacient në Shtip, Ohër, Kriva Pallankë dhe Probishtip.

 Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 101. 214    prej tyre  janë shëruar  90.685   kanë humbur jetën  3111  dhe numri i rasteve aktive shënon  7418.