OKB: Në Ukrainë vriten mesatarisht 13 njerëz në ditë

20.11.2014 18:50

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se në luftimet në lindje të Ukrainës janë vrarë mesatarisht rreth 13 njerëz në ditë, që kur armëpushimi midis forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë ka hyrë në fuqi më 5 shtator......

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein, i ka bërë publike shifrat.

Agjencia për të Drejta e OKB-së ka thënë se së paku 4,317 njerëz janë vrarë dhe 9,921 të tjerë janë plagosur prej se ka nisur konflikti në Ukrainë, në muajin prill. Por, sipas kësaj agjencie, 957 vdekje janë regjistruar midis 5 shtatorit dhe 18 nëntorit, çfarë do të thotë se ka pasur shkelje të përditshme të armëpushimit.