Maqedoni
Parashikimi i motit
26.02.2021 09:03
Moti do të jetë me diell, i ngrohtë dhe kryesisht i qetë....

Moti do të jetë me diell, i ngrohtë dhe kryesisht i qetë. Në orët e mëngjesit nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 22 gradë Celsius.
Edhe në Shkup moti do të jetë i ngrohtë dhe me diell ku në mëngjes do të ketë kushte për pak mjegull. Temperatura minimale do të ulet deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Ndërsa nga e hëna pritet të ketë rënie të temperaturave dhe rritje të lagështisë.
